7/14/16

TI DHE SHIU


U bënë ditë pa të shkruar,
Dhe besomë, malli më këput.
Naj herë them:- Duhet harruar;
Por harrimi m'bën me vujt.
Naj herë them:- Pranoje vuajtjen,
Se do ta kesh mikesh në jetë.
E naj herë them:- Shporre lutjen,
Për një dashuri që s'të përket.
Naj herë them:- Duhet ta pres,
Derisa mendimet t'i qartësoj.
E naj here them:- Kjo është më keq;
Karma atë do ta shkatërroj.
Ja kështu, unë flas me vetën
Kur më këput malli për ty,
E marr lapsin dhe mbushi fletën
Nën melodinë që m'dhuron ky shi.
U bënë ditë pa të shkruar,
Dhe besomë, malli më tret;
Kur shikoj çatinë duke pikuar
Brenda dhomës time të shkreht'.
U bënë ditë pa të shkruar,
U bënë javë pa të parë,
Ndonse dua për të t'harruar,
S'të harron ky shpirt i vrarë.
©- Izmir Todaj, Lushnje: 3 Janar 2015.

No comments:

Post a Comment