Anës Lumenjve
-
Arratisur,
syrgjynosur,
-
Rraskapitur
dhe katosur
-
Po
vajtonj pa funt, pa shpresë,
-
Anës
Elbë-s, anës Spree-së.
-
Ku
e lam' e ku na mbeti,
-
Vaj-vatani
e mjer mileti,
-
Anës
detit i palarë,
-
Anës
dritës i paparë,
-
Pranë
sofrës i pangrënë,
-
Pranë
dijes i panxënë,
-
Lakuriq
dhe i dregosur,
-
Trup
e shpirt i sakatosur.
-
Se
ç'e shempnë derbederët,
-
Mercenarët
dhe bejlerët,
-
Se
ç'e shtypnë jabanxhinjtë,
-
Se
ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,
-
Se
ç'e pren' e se ç'e vranë,
-
Ç'e
shkretuan anembanë,
-
Nënë
thundrën e përdhunës
-
Anës
Vjosës, anës Bunës.
-
Çirem,
digjem i vrerosur,
-
Sakatosur,
çarmatosur,
-
As
i gjall', as i varrosur,
-
Pres
një shenj' e pres një dritë,
-
Pres
me vjet' e pres me ditë,
-
Se
ç'u tera, se ç'u mpaka,
-
Se
ç'u çora, se ç'u mplaka,
-
Lark
prej vatrës dhe prej punës,
-
Anës
Rinit, anës Tunës.
-
Çakërdisur,
batërdisur,
-
Përpëlitur
dhe zalisur,
-
ËndËronj
pa funt, pa shpresë,
-
Anës
Elbë-s, anës Spree-së.
-
Dhe
një zë vengon nga lumi,
-
Më
buçet, më zgjon nga gjumi,
-
Se
mileti po gatitet,
-
Se
tirani lebetitet,
-
Se
pëlcet, kërcet furtuna,
-
Fryhet
Vjosa, derdhet Buna,
-
Skuqet
Semani dhe Drini,
-
Dridhet
beu dhe zengjini,
-
Se
pas vdekjes ndriti jeta
-
Dhe
kudo gjëmon trumbeta.
-
Ngrehuni
dhe bjeruni,
-
Korini
dhe shtypini,
-
Katundar'
e punëtorë,
-
Që
nga Shkodra gjer në Vlorë!
-
Ky
ilaç e ky kushtrim
-
më
bën djal' e më bën trim,
-
më
jep forc' e më jep shpresë,
-
anës
Elbë-s, anës Spree-së.
-
Se
pas dimrit vjen një verë,
-
që
do kthehemi njëherë,
-
pranë
vatrës, pranë punës,
-
Anës
Vjosës, anës Bunës.
-
Arratisur,
syrgjynosur,
-
Raskapitur
e katosur,
-
brohoras
me bes' e shpresë,
-
anës
Elbë-s, anës Spree-së.
No comments:
Post a Comment