Kam dashur gjithmonë të shkruaj për ty,
Që në momentin e parë që të kam "takuar".
Isha i bindur, që ti, do të ishe e imja poezi,
Por s'e dija që do mbeteshe poezi e pashkruar.

Vargjet për ty mbetën përgjithmonë të fshehura,
Si dhimbje e pashtershme në të majtin kraharorë.
Përpiqesha me sforco të gjeja frymëzim tek të tjera,
Por asnjëherë s'ia dola, që lapsin ta kap me dorë!

Ndihesha fajtor nëse të zëvendësoja në poezi.
- Si mund të të zëvendësoj ty me një tjetër?!
Ndoshta habitesh sepse me ndërron me çdonjëri,
Por unë s'ia lejoj vetës as tek shkrimet në letër.

Tani po kalon sytë mbi rreshta dhe po mendon:
"Vallë, ai pisi, këtë kujt ia paska dedikuar''!
- Ta kam dedikuar ty, që me ndjenjë po e lexon,
Se vetëm ti je, poezia ime e pashkruar.

©- Izmir Todaj, Lushnjë : 12 qershor 2016.
No comments:
Post a Comment