Kjo natë pa yje s'do të ketë fund,
Për njerëz të penës njejtë si unë,
Që, dielli gjatë ditës i përkund,
E Hëna, natën i lë pa gjumë.
Për njerëz të penës njejtë si unë,
Që, dielli gjatë ditës i përkund,
E Hëna, natën i lë pa gjumë.
Por, sonte hëna s'paska dalë.
S'mund ta fajsoj për pagjumësi.
Ndoshta më mungon një fjalë;
E ngrohtë, e ëmbël, një fjalë nga ti!
S'mund ta fajsoj për pagjumësi.
Ndoshta më mungon një fjalë;
E ngrohtë, e ëmbël, një fjalë nga ti!
Më mungon diçka që të mbushet fleta,
Qoftë edhe një fotografi,
Më mungojnë netët kur mbyllej biseda:
- Gjumë të ëmbël, edhe ti!
Qoftë edhe një fotografi,
Më mungojnë netët kur mbyllej biseda:
- Gjumë të ëmbël, edhe ti!
Më mungon, por s'mund ta ndryshoj,
Vetë e kërkova diçka të till'.
Tani më duhet që ta pranoj;
Me dikë tjetër, ajo, bisedën e mbyll.
Vetë e kërkova diçka të till'.
Tani më duhet që ta pranoj;
Me dikë tjetër, ajo, bisedën e mbyll.
©-Izmir Todaj, Lushnje 2015.
No comments:
Post a Comment