7/14/16

LETRA E FUNDIT


Jo, nuk mund të rri më n'kët' qytet,
Ku imazhi yt më përndjek si hije.
Zgjohem në mëngjes dhe ndihem pa jetë,
Në rrugë, gjurmët e tua janë sinjal vetmie.
S'ka më dashuri. Ajo ka vdekur!
Ajo vdiq për të rilindur në një qytet tjetër.
Po largohem me statusin, "Të Papërshëndetur",
Me lotë në sy, dhe duar një letër.
Një letër e bardhë, si zemra jote,
Ku do të shkruaj diçka për ty.
"Lamtumirë", e bukura e kësaj bote,
Do më shohësh ndonjë ditë, përsëri.
Ndonjë ditë tjetër, në një mëngjes,
Pas shumë vitesh të harruar,
Në nje cep rruge do të pres,
Me mall për të t'përqafuar.
Autobusi ecën,
Koka e mbështetur në xham,
Pikat e shiut kërcasin mbi rrugë.
Letrën e kam në duar.
Kam ftohtë, shumë ftohtë.
E ndjej që po gaboj,
E ndjej që malli do më bëj thërrime.
©- Izmir Todaj.

No comments:

Post a Comment