7/14/16

ISHE TI, JE TI


Në vargjet e mia ishin të gjitha,
Në mos të gjitha, ishin shumë.
Për ta, shumë fletore i grisa,
Shumë netë rrija edhe pa gjumë.
Ndërsa ty, që shumë vargje m'i dedikove,
Dhe prap më the:- Izo, janë pak!
Që çdo festë, e para ma urove...
Unë për ty s'e shkruajta asnjë varg.
Ishe ti, që në çdo datëlindje më uroje,
Kur akrepat puthiteshin mbi dymbëdhjetë;
Me një poezi, në të cilën më tregoje,
Që nuk isha i vetëm në këtë jetë.
Ishe ti, në ditët e mia mbushur vetmi,
Atëherë kur unë nuk isha për asnjë.
Ishe e vetmja që më falje pak miqësi,
Prej së largu, pa nxjerrë zë.
Ishe ti, kur krejt bota ma kthente shpinën,
Dhe unë humbisja besimin tek çdo njëri.
Ishe ti, që me mua e ndaje dhimbjen,
Dhe me dhimbjen time qaje si fëmijë.
Ishe ti, dhe do të mbetësh vetëm ti!
Të tjerat ishin veç kalimtare.
Ndaj, për ty e shkruajta këtë poezi,
Me fjalë të thjeshta, si në abetare.
©- Izmir Todaj.

No comments:

Post a Comment