Tani, malli më ka bërë copë e çikë.
Copë e çikë, në mos shkrumb e hi.
Kam nevojë të të shoh, edhe pikë;
Le të shkojë në djall kjo krenari!
Copë e çikë, në mos shkrumb e hi.
Kam nevojë të të shoh, edhe pikë;
Le të shkojë në djall kjo krenari!
Kam nevojë të të shoh e të të prek,
Të të flas dhe fort të t'përqafoj.
Ta shuaj mallin që brenda më djeg,
Dhe pa frikë, falje të të kërkoj.
Të të flas dhe fort të t'përqafoj.
Ta shuaj mallin që brenda më djeg,
Dhe pa frikë, falje të të kërkoj.
Po më çmend kjo kohë e trishtë pranverore,
Me këto erëra të çrregullta dhe të forta.
Me ré që përmbysen si shtëllunga dëbore,
Dhe me mungesën tënde, si "Qërshia tek torta".
Me këto erëra të çrregullta dhe të forta.
Me ré që përmbysen si shtëllunga dëbore,
Dhe me mungesën tënde, si "Qërshia tek torta".
Më mungon fort, aq sa s'di si ta shpreh.
Cigarja që kam ndezuar digjet nga malli yt.
Ose digjet nga këto rreshta, që tani po i sheh,
Por rëndësi ka që digjet, e tym s'kam tek sytë.
Cigarja që kam ndezuar digjet nga malli yt.
Ose digjet nga këto rreshta, që tani po i sheh,
Por rëndësi ka që digjet, e tym s'kam tek sytë.
Ti ma djeg shpirtin, pa le më cigaren!
Ti arrin t'më ndash edhe nga kjo botë.
Por unë jam i dobët, s'e duroj dot ndarjen,
Do kthehem prapë tek ty, me dy pika lotë.
Ti arrin t'më ndash edhe nga kjo botë.
Por unë jam i dobët, s'e duroj dot ndarjen,
Do kthehem prapë tek ty, me dy pika lotë.
Me dy pika lot, të pastra si kristali,
Dhe do të kërkoj falje pa bërë gabim.
Si mund ta duroj ndarjen zemra e një djali,
Që e di se, kjo jetë është veç një tren pa kthim!!!
Dhe do të kërkoj falje pa bërë gabim.
Si mund ta duroj ndarjen zemra e një djali,
Që e di se, kjo jetë është veç një tren pa kthim!!!
©- Izmir Todaj, Tiranë : 19 maj 2016.
No comments:
Post a Comment