7/14/16

KUR FLASIN SYTE


Sa m'kish' marrë malli ma prek,
Ma pa në sy, ashtu në heshtje.
Ndonëse zemra filloi t'u djeg,
E fytyra gënjeu me një buzëqeshje.
E pash, derisa zemra pak u drodh,
Pastaj ktheva kokën në fshehtësi.
Nuk e di, me ne çfarë po ndodh;
Ti je ndjenjë, që vjen e ikën, si me magji.
Sikur t'kishte pasur zemra gojë,
T'i kishte thënë t'gjitha në sy.
S'kish' qenë nevoja me përdorë bojë
Për me shkrujt vargje për dashuri.
Por ti je vet shkronjë dhe varg,
A ndoshta më tepër, nuk e di!
Për ty kisha përdorur edhe gjak,
Për ta përfunduar një poezi.
©- Izmir Todaj.

No comments:

Post a Comment