Kam shumë net pa gjumë në sy,
Midis librave i perhumbur.
Mbreme fillova nje roman të ri,
E për dreq, nuk pati fund të lumtur.
Midis librave i perhumbur.
Mbreme fillova nje roman të ri,
E për dreq, nuk pati fund të lumtur.
Fundi ngjante me historinë tonë,
Djali i vetem, vajza e dashuruar.
Rrallë takoheshin nëpër stacion,
Kur merrnin rrugen, n'Oxford per t'shkuar.
Djali i vetem, vajza e dashuruar.
Rrallë takoheshin nëpër stacion,
Kur merrnin rrugen, n'Oxford per t'shkuar.
Rralle shikohemi edhe ne të dy,
Ne autobusin që shkon për Tiranë.
Njekohësisht kthejmë kokën në fshehtësi,
Pastaj me ndrojtje në tjetrën anë.
Ne autobusin që shkon për Tiranë.
Njekohësisht kthejmë kokën në fshehtësi,
Pastaj me ndrojtje në tjetrën anë.
I ngurtë jam dhe ndrojtje kam,
Por dashuria në zemër me vlon.
Mbushem me djersë kur të kam pranë,
Ndihem në siklet kur më shikon.
Por dashuria në zemër me vlon.
Mbushem me djersë kur të kam pranë,
Ndihem në siklet kur më shikon.
"Dhe ndoshta kjo ish dashuria,
E çakurdisur kuturu.
Për dreq më trembte largësia,
Dhe afërsia gjithashtu".
E çakurdisur kuturu.
Për dreq më trembte largësia,
Dhe afërsia gjithashtu".
©- Izmir Todaj, Lushnje: 19 Shkurt 2016.
- Strofa e fundit është shkeputur nga një poezi e D. Agollit.
No comments:
Post a Comment