Ka shumë kohë që shpirti çirret,
Dhe në ëndërr çdo natë të kërkon.
Bëj të shkruaj, e dora më dridhet;
Si mund të shkruaj kur ti po shkon?!
Dhe në ëndërr çdo natë të kërkon.
Bëj të shkruaj, e dora më dridhet;
Si mund të shkruaj kur ti po shkon?!
Si mundem t'i shkruaj vetmisë?
Si mundem harrimin ta bej ''mik''?
T'i thëm, ''Shporru'', dashurisë,
Edhe poezisë t'i thëm, ''Ik''!
Si mundem harrimin ta bej ''mik''?
T'i thëm, ''Shporru'', dashurisë,
Edhe poezisë t'i thëm, ''Ik''!
Të dyja shumë po më lëndojnë,
Si dashuria, ashtu edhe poezia.
Në simbiozë, tek unë po jetojnë,
Dhe hije mbi krye u bënë largësia.
Si dashuria, ashtu edhe poezia.
Në simbiozë, tek unë po jetojnë,
Dhe hije mbi krye u bënë largësia.
Sepse qytetet tona janë pak larg,
Dhe ne s'mund të shihemi çdo ditë.
Xhelozia e saj po shtohet nga pak,
Durimi im po bëhet, copë e çikë.
Dhe ne s'mund të shihemi çdo ditë.
Xhelozia e saj po shtohet nga pak,
Durimi im po bëhet, copë e çikë.
Më mirë shko, shko pa lamtumirë,
Do të shihemi sërisht ndonjë ditë;
Nëpër vende ku shiten librat lirë,
O në mbrëmjet ku lexohen poezitë.
Do të shihemi sërisht ndonjë ditë;
Nëpër vende ku shiten librat lirë,
O në mbrëmjet ku lexohen poezitë.
Izmir Todaj, Tiranë : 9 maj 2016.
No comments:
Post a Comment