7/14/16

''PARAJA''


A po e sheh n'rrug' një fëmij'
Që s'paska as bukë me ngranë?
Pse s'po ia zgjat dorën, ti,
A ndoshta një kacidhe me i dhanë?!
Atë pasanikun a po e v'ren,
Që paska me ngran' edhe me lan?
Para tij përse ulesh si qen?
A e di se të dy i ka bo një nanë!
Zoti s'ua jep krejtve njësoj,
Se atëherë bota s'do kish' kuptim.
Disa nëpër rruge Ai i provoi,
Të shoh a kanë forcë me gjet shpëtim.
Disa të tjerëve u fali pasuni,
Për t'i mësuar me jetë të mirë,
Të shoh a ndihmojnë atë fëmij'
Që dikur i la jetën e vështirë.
Pas shumë vitesh e shumë kohësh,
Testi i të gjithve ka për t'u korrigjuar.
Nuk ia vlen më të pendohesh,
Sepse dikur zotin e pate mohuar!
Ndërsa i varfëri nëpër rrug'
Që u ngrit e gjeti shpëtim;
Jeta e tij sot nuk është zhug,
Se besimi n'Zot i dha kuptim.
Paraja të prish, ose te ndreq!
Nuk ka të mesme me ta.
Nëse je i gatum për dreq,
Atëherë sherrin ia ke pa.
Atë që Zoti ta ka dhuru
Kurdoherë mundet me ta marrë,
Prandaj mundohu mu korrigju,
Se testi prap ka me të ardhë.
©- Izmir Todaj -Greqi 2012

No comments:

Post a Comment