Ndjej mall për të shkruar si dikur,
Për t'i kenduar veç Shqipërisë.
Si atëherë, kur ia dedikova në mur,
Një poezi të shkurtër, Pavarsisë.
Për t'i kenduar veç Shqipërisë.
Si atëherë, kur ia dedikova në mur,
Një poezi të shkurtër, Pavarsisë.
Tani pyes vetën se ku ndryshova,
Pse s'po shkruaj më për Shqipnin Etnike?
Pyetje pas pyetje, përgjigjen e nxorra;
Fajtoria për të gjitha, ishe ti, moj ''mike''!
Pse s'po shkruaj më për Shqipnin Etnike?
Pyetje pas pyetje, përgjigjen e nxorra;
Fajtoria për të gjitha, ishe ti, moj ''mike''!
Që herën e parë kur të pash me sy,
E strukur, e brishtë, me buzëqeshje f'minore;
E dija që do te ishe frymezimi im i ri,
Dhe nxorra nje laps për të shkruar në fletore.
E strukur, e brishtë, me buzëqeshje f'minore;
E dija që do te ishe frymezimi im i ri,
Dhe nxorra nje laps për të shkruar në fletore.
Shkrova e shkrova, deri sa e mbarova.
Vargjet kishin rrjedhur në përsosmëri.
E mora në dorë dhe shpejt e lexova,
... Ishte poezia e parë për dashuri.
Vargjet kishin rrjedhur në përsosmëri.
E mora në dorë dhe shpejt e lexova,
... Ishte poezia e parë për dashuri.
Dhe që ate ditë, s'e ndala më poezinë,
Por me imazhin tënd gjithçka kam krijuar...
-Kujt t'i shkruaj tani që m'dhurove vetminë?!
-C'sy duhet të shikoj, të tut për t'i harruar?!
Por me imazhin tënd gjithçka kam krijuar...
-Kujt t'i shkruaj tani që m'dhurove vetminë?!
-C'sy duhet të shikoj, të tut për t'i harruar?!
Izmir Todaj, Lushnje : 6 korrik 2016.
No comments:
Post a Comment