Sa shumë vargje po derdhën mbi letër,
Si pikat e shiut, rënë mbi trotuar.
Të gjithë po e krijojnë nga një vepër
Në këtë natë Pranvere, me shiun e parë.
Si pikat e shiut, rënë mbi trotuar.
Të gjithë po e krijojnë nga një vepër
Në këtë natë Pranvere, me shiun e parë.
Po ç'mund të shkruaj më për shiun?!
Boll herë e kam ngritur në piedestal.
Aq sa më akuzuan, "Shikoje ditëziun,
Duhet t'bjerë shi, që ta shkruaj një fjalë"!
Boll herë e kam ngritur në piedestal.
Aq sa më akuzuan, "Shikoje ditëziun,
Duhet t'bjerë shi, që ta shkruaj një fjalë"!
Nuk e dua shiun, nuk e dua më!
Më mjafton vetëm prania e saj.
Tek më sheh thellë pa nxjerrë zë,
Dhe shpejt kthen kokën në tjetrin skaj.
Më mjafton vetëm prania e saj.
Tek më sheh thellë pa nxjerrë zë,
Dhe shpejt kthen kokën në tjetrin skaj.
Ajo nuk ka të krahasuar me këtë shi.
E si mund të krahasosh një fenomen me dashurinë?!
Ajo është lule e brishtë, plot pafajsi,
Jo shi i ftohtë, që të sjell vetëm vetminë.
E si mund të krahasosh një fenomen me dashurinë?!
Ajo është lule e brishtë, plot pafajsi,
Jo shi i ftohtë, që të sjell vetëm vetminë.
©- Izmir Todaj, Tiranë : 23 Mars 2016.
No comments:
Post a Comment