Tej dritares, mbi një çati,
Një tik-tak dëgjohet mbi tjegulla.
Eshte e shtunë, dhe po bie shi,
Tirana është mbuluar nga re të dendura.
Një tik-tak dëgjohet mbi tjegulla.
Eshte e shtunë, dhe po bie shi,
Tirana është mbuluar nga re të dendura.
Ka ditë që shiu nuk po ndalon,
Dhe mua më ka marrë malli për ty.
Koha si e çmendur po fluturon,
Veç unë s'po lëviz, po t'prek me shi.
Dhe mua më ka marrë malli për ty.
Koha si e çmendur po fluturon,
Veç unë s'po lëviz, po t'prek me shi.
Nëpër rrugë ka pak kalimtarë,
Dhe ato me çadra mbi kokë.
Jam i vetmi njëri i marrë,
Që me shiun jemi bërë shokë.
Dhe ato me çadra mbi kokë.
Jam i vetmi njëri i marrë,
Që me shiun jemi bërë shokë.
Më ka marrë malli fort, Nina;
E ndjej që edhe ti më kujton;
Sa herë që në qiell ka vetëtima,
Sa herë që shiu nga gjumi më zgjon.
E ndjej që edhe ti më kujton;
Sa herë që në qiell ka vetëtima,
Sa herë që shiu nga gjumi më zgjon.
Nina, tani po shfaqet edhe ylberi,
Pak më vonë do ngrohem në diell.
Në rrugë kaq të gjata s'punon postieri,
Por shiu tjetër do ta sjelli në qiell.
Pak më vonë do ngrohem në diell.
Në rrugë kaq të gjata s'punon postieri,
Por shiu tjetër do ta sjelli në qiell.
©- Izmir Todaj, Tiranë, 13 Shkurt 2016.
No comments:
Post a Comment