7/14/16

KY QYTET


Një tik-tak shiu më zgjoi nga gjumi,
Dhe mendova ''Ah, ç'mëngjes''!
Por mëngjesin e kishte marrë lumi;
Ora tregonte, dymbëdhjetë e pesë!
Provoj të ngrihem nga krevati,
Por nuk kam forcë, as vullnet.
Larg më duket të shkoj nga fshati,
I kotë më duket edhe ky qytet.
S'di ç'të bëj, as nga të shkoj,
Ky qytet të zhyt në melankoli.
''A të rri në dhomë e të lexoj,
A të dal jashtë, një kafe me pi''!
...Kur s'ke c'të bësh ditën e shtunë,
Kupton sa e shkrehtë është kjo jetë.
Ndoshta faj mund të kem edhe unë,
Por më shumë faj ka ky qytet!
Izmir Todaj, Tiranë : 9 Prill 2016.

No comments:

Post a Comment