7/14/16

NJE DITE DO TE VISH


Në cep të lokalit, skutën e preferuar,
Po prisja në heshtje që ti të vije.
Jashtë po binte një shi i tërbuar,
Dhe mendova, "E gjatë do jetë kjo pritje"!
Ndaj, e hodha shikimin pak më larg;
Sa kohë u bënë larg këtij qyteti!
Paska ndryshuar, rrugic e park,
Një pamje tjetër paska marrë sheshi.
Stolat në shesh ndihen të vetmuar;
Asnjë kalimtar mbi ta nuk pushon,
Sepse, Vaçe Zelën, këta e kanë harruar,
"Djaloshi dhe shiu" asgje s'j'u kujton.
Tani edhe pritja po ndahet në dysh...
S'paskëm as shkrepëse, një cigare të ndez.
Jam i sigurtë që ti do të vish,
Ndaj do të pres, do të pres, do të pres!
Dhe prita, prita derisa u mplaka
Por ti nuk erdhe përsëri.
Mendoja që fajin e kishte Tirana,
Por edhe Lushnja më zhyti në agoni.
©- Izmir Todaj, Lushnjë : 29 Prill 2016.

No comments:

Post a Comment