7/14/16

S'PO ME MUNGON



Provova të të kujtoj me disa vargje,
Por nuk po më dilte rima kurrsesi;
Me vetën paskëm filluar të bëj paqe,
Çuditërisht, po ndihem mirë edhe pa ty!
Nuk më mungon siç e kisha menduar;
Ti paske qenë veç një dhimbje e lehtë.
Dhe po habitem si të kam dashuruar,
Kur poezia ime të harroi kaq shpejt!
Ti paske qenë një dashuri platonike,
E destinuar për të mbetur veç larg.
Po ndihem me fat, që kaq shpejt ike,
Në zemrën time pa shkaktuar plag.
S'më mungon një "mirëmëngjes" kur t'i hapi sytë.
As një, "gjumë të paqtë" kur të bie për të fjetur.
Pak ngrohtësi kam për ta gjetur çdo ditë,
Edhe pak dashuri, një ditë kam për ta gjetur.
©- Izmir Todaj, Tiranë : 1 qershor 2016

No comments:

Post a Comment