Në këtë Pranverë kaq të tërbuar,
A mundem unë, t'mos mendoj për ty?!
Kur ndjej mall për të t'përqafuar,
Ku tik-taku i shiut, është më vrastarja melodi!
A mundem unë, t'mos mendoj për ty?!
Kur ndjej mall për të t'përqafuar,
Ku tik-taku i shiut, është më vrastarja melodi!
Ku koha ndalet dhe kujtimet vërshojnë,
Ku nostalgjia frymon si e marrë,
Ku sytë e tu, tmerrësisht më mungojnë,
Në këtë mbasdite të muajit Maj.
Ku nostalgjia frymon si e marrë,
Ku sytë e tu, tmerrësisht më mungojnë,
Në këtë mbasdite të muajit Maj.
Më duket sikur fati im është vendos;
"Përgjithmonë i lidhur me fenomenin shi".
Ndaj më duket vetja banor i Makondos,
Personazh kryesor i "Njëqind Vjet Vetmi".
"Përgjithmonë i lidhur me fenomenin shi".
Ndaj më duket vetja banor i Makondos,
Personazh kryesor i "Njëqind Vjet Vetmi".
...Le të vërshojë shiu dhe era,
Për qindra vjet në shpirtin tim,
Le të mos lulëzoj më Pranvera,
Nëse për ty, unë quhem "Harrim"!
Për qindra vjet në shpirtin tim,
Le të mos lulëzoj më Pranvera,
Nëse për ty, unë quhem "Harrim"!
©-Izmir Todaj, Tirane : 05 Maj 2016.
No comments:
Post a Comment