7/14/16

Nga Patriotizmi në "Patriotizëm", PSE?!

Ballisti i lirë, si Shqiponja në hap'sirë!
Nga Patriotizmi në "Patriotizëm", PSE?!
Kaluan muaj e u mbush viti,
Ndeshja e kthimit tani mbërriti.
Erdhi Serbia, "Zgjohuni burra"!
"Patriotët" ngritën flamura.
Ndeshja nisi me Ballistin,
Me atë që na dha tre-pikëshin.
"Shteti Europian" i hapi çelinë;
Pa filluar loja, 0-1, për Serbinë.
Lajmi shpejt në gazeta del,
Vjet hero, tani kriminel.
14 Tetori, shpejt u fundos,
Për vetmbrojtje, shteti t'burgos.
...E në fund ndeshja mbaroi,
Në Elbasan, Serbia fitoi.
U zemëruan fort, ato "Burrat",
Nëpër koshe hodhën flamurat.
Filluan të nxjerrin gabimet;
Jo sulmi, jo pasimet,
Jo mbrojtja nuk funksionoi,
Jo portieri na ndëshkoi.
...Ti mos u mërzit, e dashura Shqipëri!
Mbas vetës i ke, tifozat Kuq e Zi.
I ke me vete, Ballistat prej Iliride,
Plisat e Prishtinës, e djemtë prej Mitrovice.
Patriota të vertetë ka plot,
Që për ty qajnë me lotë.
Që humbjen e ndjejnë në zemër,
Dhe nuk shkruajnë veç për emër.
(Kujtoni Olti Currin me fansat e tij qumështorë).
... Etrit Berisha, o nder Shqipërie!
Lorik Cana, o tmerr Serbie!
Elseid Hysaj, tregohu vigjilent,
Bashkë me Gjemshitin në çdo moment.
Ansi Agolli e Andi Lila,
Për Armenët, të jeni shtylla.
Memushaj, Xhaka edhe Basha;
Ju të tre do t'jeni baza.
E tani sulmi duhet të reagoj;
Lenjani ose Balaj duhet t'shënojë.
E në qoftë Gashi, i urojmë fat,
Cikallesh; shtylla s'duhet atë natë!
Jemi disa që tek ju besojmë,
E Ju na shpërbleni, o krenaria jonë!
Bëjeni për ne, bëjeni për Ballistin,
Krejt së bashku, ta prekim Parisin.
"Koha është e maskarenjëve, por atdheu i Shqiptarëve"!
©- Izmir Todaj. 10 Tetor 2015

No comments:

Post a Comment