Nan', Bab', më falni!
Një datë, dy ditëlindje!
Me j'u uru, ''Edhe 100 Pranvera'', a ka vlerë?!
Jo, nuk ka asnjë vlerë.
Unë isha pranë jush dhe nuk qëndrova.
Isha me ju dhe nuk ju përqafova,
Isha aty dhe nuk ju urova,
Isha aty edhe ika!
Nan', buzëqeshja dhe loti im ndër sy,
Arsyeja përse këtë jetë s'e kam braktisur në momente të vështira;
A më fal për krejt gabimet që i kam bërë?
A m'i bën hallall krejt ato netë pa gjumë, kur unë nuk jam pranë jush?
A ma bën hallall qumështin e gjirit edhe tani që u rrita, nan'?
Kam nevojë ta di, sepse ndjenjat që s'i shprehi po ma gërryejnë shpirtin përbrenda.
Më mësove t'i lutem zotit, dhe unë i lutem çdo natë para se të flej.
Nuk i lutem për vetën, i lutem veç për ju.
Më mjafton ta di që ju jeni mire dhe ditët e mia kanë shkëlqim.
M'i plotësove krejt dëshirat.
Nuk më qortove as atëherë kur ju zhgënjeva dhe e braktisa fakultetin.
Më përqafove dhe më the, ''Do të bëhet mire, mos e vrit mendjen''.
Nan', mua më dhëmb shpirti që s'jam aty, por besom që e kisha fort të vështirë;
Një njëri i ngurtë si unë nuk di të qëndrojë nëpër gëzime,
Emocionet e tradhëtojnë gjithmonë.
Lotin që s'e derdha asnjëherë para jush, i ka ujitur bimët që lulëzojnë rrugëve, në mesin e kalldramit.
Akoma më kumbojnë në vesh fjalët që m'i the dje në mëngjes,
Më puthe në të dyja faqet the më the ''Do ikësh sot apo do rrish edhe nesër''.
Unë e kuptova ku e kishe fjalën, por prap nuk qëndrova.
Ndërsa tani, që ju po kërcisni gotat, mua po më kërcasin lotët.
Të tillë më fali Zoti, të mos jem i aftë me fjalë, por t'iu dua veç me zemër.
Bab', e di që lotin në sy ta kam shteruar,
E di që rrudhat në ballë, më së shumti i ke prej meje...
Vec ma bëj hallall!
Ma bëni hallall që nuk ju telefonova, por në vend të urimit ndeza cigaret njëra pas tjetrës.
Po i lutem Zotit që, viti që do vij, t'iu gjej më të fortë, më të bashkuar, dhe më të lumutur.
Më falni, më falni njëqind herë.
Unë asnjëherë nuk i'a fali vetës, por dua që ju t'ma bëni hallall për çdo lotë që e keni derdhur për mua,
Dhe cdo pik loti iu bëftë ujë në xhehnet.

Urime ditëlindjen, o të shtrenjtit e mi!
Buzëqeshja j'u lulëzoftë çdo ditë e më shumë.
JU DUA!

Izmir Todaj, Tiranë : 29 Mars 2016.
No comments:
Post a Comment