7/14/16

DUA TE SHKRUAJ DIÇKA PER TY


Unë dua të shkruaj diçka për ty,
Për ata sy, për atë shikim,
Për atë buzëqeshje si fëmij'
Prej së cilës s'po gjej shpëtim.
Unë dua të shkruaj diçka për ty,
Diçka të bukur, përtej reales.
Dua që ta krijoj një mrekulli,
Jo veç poezi, me fuqinë e fjalës.
Unë dua të shkruaj diçka për ty,
Por ti s'e merr me mend sa t'vështirë e kam.
Të shkruash për ty, s'do të thotë të krijosh poezi,
Por ta derdhësh shpirtin në letër, si deti në oqean.
Unë dua të shkruaj diçka për ty,
Por prap, ti meriton shumë më tepër.
Ti meriton fjalë të thjeshta në sy,
Jo fjalë të bukura në një letër.
Ti meriton një dashuri të sinqertë,
Jo llogje fjalësh, prej poetësh.
Të shkruash për ty, s'është aspak e lehtë,
Por më e vështirë se sa të vdesësh.
©- Izmir Todaj, Tiranë : 17 Mars 2016.

1 comment: