7/14/16

E KAM NJE VARG


E kam një varg për ata dy sy,
Që më verbojnë kur i shikoj.
Një varg të ruajtur veç për ty,
Me të ciln, emrin tënd frymoj.
E kam një varg për ata flokë,
Herë kaçurrela e herë të drejta.
Dhe çdo herë që e tund atë kokë,
Dridhen gërmat bashkë me rreshta.
Edhe për buzëqeshjen e kam një varg,
Që, sa herë e shoh më mbush me jetë.
Për të gjitha këto një varg është pak,
Por fjalët brenda tij e shterojnë një det!
Do ta kem një varg veç për dashuri,
E kur t'mos kem bojë, do perdor gjak.
Deri sa të vdes do të shkruaj për ty,
Që edhe kur të vdes, të mbes një varg.
... E kam një varg diku të fshehur;
Prej dashurisë tënde, varg i vrarë!
Dhe kur një ditë, pa rima t'kem mbetur,
Ma vendosni vargun si epitaf mbi varr.
Izmir Todaj, Tiranë : 12 korrik 2016.

No comments:

Post a Comment