O ndjenjë e rrallë, mbushur dashuri,
Si e gjete rrugën për tek zemra e shkrehtë?
Mos vall, në vete, ti mbart magji,
Që arrin të gjesh gjithçka në këtë jetë?!
Si e gjete rrugën për tek zemra e shkrehtë?
Mos vall, në vete, ti mbart magji,
Që arrin të gjesh gjithçka në këtë jetë?!
Tregom, si erdhe tek unë atë natë?
Si ma mbushe dhomën plot me yje?
Unë kisha kohë që lëngoja në shtrat,
Duke kërkuar për jetën një arsye.
Si ma mbushe dhomën plot me yje?
Unë kisha kohë që lëngoja në shtrat,
Duke kërkuar për jetën një arsye.
Ja tek m'u shfaqe, si zanë e malit,
Si ëngjëll me krahë, apo perëndi.
Që t'ia bësh zemrën cop, këtij djalit,
Dhe në mëngjes të ikësh përsëri.
Si ëngjëll me krahë, apo perëndi.
Që t'ia bësh zemrën cop, këtij djalit,
Dhe në mëngjes të ikësh përsëri.
O ndjenjë e rrallë, pushtuese dashurish!
Nata, Diellin për ne të dy e ka vrarë,
Që në mesin e errësirës tek unë të vish,
T'më zgjosh nga gjumi qindravjeçarë.
Nata, Diellin për ne të dy e ka vrarë,
Që në mesin e errësirës tek unë të vish,
T'më zgjosh nga gjumi qindravjeçarë.
U bënë orë që nata ka pllakosur,
Por ti s'po vjen, pse po vonon?
-''Mos ki frikë për t'më fundosur,
Në kthetrat e tua, ku asgjë s'më zgjon''.
Por ti s'po vjen, pse po vonon?
-''Mos ki frikë për t'më fundosur,
Në kthetrat e tua, ku asgjë s'më zgjon''.
Izmir Todaj, Tiranë : 14 Prill 2016.
No comments:
Post a Comment