7/14/16

NDARJA ERDHI


U bë kohë, që për ty nuk shkruaj asnjë varg,
Dhe e ndjej që ky është fundi, kjo është ndarja.
Ndihem keq, por jo aq, sa fytit t'i vendos një lak,
Sepse më ndihmon ti, që ndryshove e para.
Na ndodh të shihemi dhe t'përshendetemi,
Siç ndodh mes njerzve, krejt natyrshëm.
Pastaj vazhdojmë rrugën dhe të huaj mbetemi,
Ndonse zemra më rreh pak më fuqishëm.
Thonë se të tilla janë ndarjet, plot akullsi.
Por kjo s'është ndarje, asgjë s'kish' filluar!
Ne kurrë nuk e patëm, bashkë një histori,
Ishin veç iluzionet e një djali të verbuar.
Tani s'më mbetët gjë tjetër për të të thënë.
Në çdo fjalë, ndarja bëhet më e vështirë.
Ndonse fjalët e tua, brishtësinë time e vranë,
Unë me gjithë zemër, të uroj çdo të mirë!
©- Izmir Todaj.

No comments:

Post a Comment