7/14/16

RRUGEVE KUTURU


U bënë kohë pa të parë
Dhe thëm me vete:- Çka po ndodh?
Imazhi saj, i murosur i gjallë,
Akoma mbi shpatulla po më lodh.
Dua ta shporr, ta flak tutje,
S'mund të jetoj me këtë pesh.
Imazhi i saj më sjell veç vuajtje,
Asnjë moment s'më bëri të qesh.
Dua ta shporr, por s'di se si;
Valixhja e harrimit s'e mban dot.
Kujtimi i saj peshon fort në sytë e mi,
Më shumë se një jetim i mbushur me lotë.
Por as me kujtime s'mund të jetoj,
Se ato po më tretin, pak nga pak.
Një herë thëm:- Veç ta shikoj.
Dhjetë herë thëm:- Qëndroji larg!
Një herë kështu, një herë ashtu,
Asnjëherë mendja s'është e qetë.
Rrugëve të Tiranës, eci kuturu,
Kërkoj pak shpresë, kërkoj pak jetë.
Izmir Todaj, Tiranë, 02:02:2016.

No comments:

Post a Comment