Vaje
I
Që
ditën që vdiqe, që kur s'të kam parë, lotet që kam
derdhur s'më janë dhe tharë!
Shumë vjet u bënë, sot u
mbushën dhjetë,
që kur më ke lënë dhe s'të shoh në
jetë!
Në ç'kopshte me lule ke qëndruar vallë?
S'të
vjen keq për mua? S'te vjen mall për djalë?
0 ëngjëll i
bukur, mos mëno në botë,
kthehu të të shomë, të na
mbeten lotë.
S'rrojmë dot pa tynë, ti si rron pa
neve?
Motemot që rrojtëm bashkë, s'më urreve.
Atje.
tek rri janë qipariz' e varre. ..
Kthehu të të shomë,
mos na le për fare!
Mos na le të gjorë, me zemër të
ngrirë,
kthehu të gëzohesh kur të shoç tët birë;
E
ke lenë foshnje, tani u bë burrë,
s'arrite ta rritje,
s'të ka parë kurrë!
Për ty shumë herë çoç do të më
thotë.
po s'mund t'i përgjigjem, se më mbytin
lotë:
Kthej kokën mënjanë dhe vështroj përpjetë,
duke
psherëtitur te zot' i vërtetë.
0 zot i vërtetë,
s't'erdhi keq për djalë,
kur i more mëmën dhe më le të
gjallë?
Të më keshe marrë, do të qe më mirë
dhe
të rronte mëma, të rriste të birë.
Me se rrojnë
foshnjat? Ç'i rrit çilimitë?
Dashuria e mëmës dhe
përkëdhelitë.
0 zot, të jam falë, mos më le të
mjerë,
dërgom' Evgjeninë ta shoh dhe një herë!
"Pse
s'kuvëndon mirë, more punëbardhë,
cili vdiq njëherë
dhe prapë ka ardhë?
Gjith' humbasën gruan, mëmën e
babanë,
po ata që mbetën si ti nukë qanë:
të
vdekurin lotët s'e bien në jetë,
po lutu dhe falu të
rriç djalën vetë.
Doje drit, o qiell, more dritën
time
dhe më mbushe jetën plot me hidhërime!
Tani
rroj pa shpresë, ndaj s'dua të rroj,
se dhe perendine tani
s'e besoj!
II
Diten
e vitit të parë
U be qiameti i math:
nga dëbora
që ka rarë
faqez e dheut u zbarth.
Cingërim'
errësirë,
jashtë veriu pëllet,
bie bor' e
breshërirë
dheu duketë, si. det!
Është natë,
nat' e zisë,
Vetëtit edhe gjëmon,
një ëngjëll
i perëndisë
dergjet sëmur' e rënkon!
Ka
tri dit' që po mundohet
dhe me vdekjen qërton,
po
vdekja s'do të mërgonet
se shpirtin e saj
kërkon!
Perëndi, lëmë të gjallë,
po lutetë
mëm' e mjerë,
të mund të rrit këtë djalë,
s'ka
një javë që ka lerë.
Kush do ta marrë ta rrisë?
Jetim
qysh do të rrojë?
Kush do t'i japë të pijë,
si
unë kush do ta dojë?
Kush do ta dojë Stefanë?
Më
ndje, o zot i vërtetë.
se Stefani ka babanë
dhe
do ta rritijë vetë.
No comments:
Post a Comment