7/14/16

KY MUAJ


Sa shumë mbi mua po rëndon ky muaj.
Si mund ta mbaj gjithë këtë pesh?
E di, e di që nuk do që unë të vuaj,
Por e kam të pamundur që të qesh.
Ti ma ke bërë këtë muaj monotoni,
Të mbytur me kujtime dhe harres.
Ike, kur kisha më shumë nevojë për ty,
Duke më lënë fillikat dhe të pashpres.
Tani kam filluar të ndez cigare në vetmi,
Duke e rrejt veten se kështu shuhet ky mall!
Por ja, edhe nëse ndodh që unë të t'harroj ty,
Si mund të t'harroj poezia që t'ngriti n'piedestal?!
Lapsi im akoma shkruan për tëndin përqafim.
Shkrimet per ty, me fanatizem do t'i ruaj.
Oh, ç'kontrast, të ruash gjëra që sjellin lëndim!
Oh, ç'harres po me vë mbi shpatulla ky muaj!
©- Izmir Todaj, Lushnje: 27 qershor 2016.

No comments:

Post a Comment