7/14/16

"PA TITULL"


Tani po bëhen disa ditë,
Mund të bëhen edhe muaj;
Ndoshta bëhet edhe një vit
Dhe ket' vetmi nuk e shuaj.
Por prap mbetëm i njejti djalë,
Jo mendjemadh, qysh ju mendoni!
Nëse naj herë nuk flas me fjalë,
Vargjet e mia merr'ni dhe lexoni!
E di që jeta shpejt më ndryshoi
Dhe më bëri ky që jam sot;
Nga një djalë, që kurrë s'pushoi,
Në një t'heshtur dhe me lotë.
Disa po thonë:-U bë poet!
Dhe me librat është dashuruar.
I harroj shokët e vet,
Dhe vendlindjen e ka harruar!
Veç një çast mu fut n'mendjen time
Dhe me pa se çfarë fsheh kjo botë,
Kishit kuptuar që për vendlindje,
S'shkrujta veç vargje, por derdha lotë!
Ah, nëse ju duhet një shpjegim për heshtjen;
Ja ku e keni, more qyqarë!
-Një femër ma rrëmbeu buzëqeshjen
Dhe m'bëri poet me shpirt të vrarë.
Mjaftuan disa takime me të,
Dy-tre përplasje shikimesh,
Një rrugë e gjatë pa bërë zë,
Dhe një mori përqafimesh.
Heshtja saj m'ben t'hesht dhe unë,
Prandaj u shndërrova në këtë njëri;
I cili natën rri pa gjumë,
E ditën "vret" kohën me poezi.
Prandaj, o miq, mos më gjykoni!
Jam i njejti djalë, plot dashni.
Ai, që me fëmijët e shikoni
Dhe me pleqt kafen e pi.
©-Izmir Todaj.

No comments:

Post a Comment