Ç'ka ky shi që kështu më vret,
Duke më kthyer në kohën e shkuar,
Pikërisht kur, ti, flije e qetë,
Në valixhen time e harruar?!
Duke më kthyer në kohën e shkuar,
Pikërisht kur, ti, flije e qetë,
Në valixhen time e harruar?!
Përse, o shi, më bën të vuaj,
Për një dashuri që s'më përket?
Ne që kaq kohë jemi të huaj,
S'ka mbetur letër as testament!
Për një dashuri që s'më përket?
Ne që kaq kohë jemi të huaj,
S'ka mbetur letër as testament!
Sot e kuptova sa të kam dashur
Tek pija kafe krejt i vetmuar,
Tek shikoja qytetin të zbrazur,
Në rrugë veç dy të dashuruar.
Tek pija kafe krejt i vetmuar,
Tek shikoja qytetin të zbrazur,
Në rrugë veç dy të dashuruar.
...Ndjeva mall si kurrë më parë,
I xhelozoja tek putheshin në shi,
Por kjo botë kështu është ndarë;
S'mund ta ndryshojmë, as unë as Ti.
I xhelozoja tek putheshin në shi,
Por kjo botë kështu është ndarë;
S'mund ta ndryshojmë, as unë as Ti.
©- Izmir Todaj, Lushnje 2015.
No comments:
Post a Comment