7/14/16

HENE E PLOTE


Ngrije kokën, Hëna është e plotë.
Shikoje analitiken e bukurisë tënde.
Shikoji yjet që bien, s'po i mbledh dot, 
Ndonëse shumë dua t'ia rrembej kësaj nate.
Dua të t'i sjell në gjumë si dhuratë,
Si shenjë të dashurisë time për ty.
Ti e di, mua më pëlqen të jem i veçantë,
Ndaj e urrej të krahasohem me njëri.
Yjet do të jenë e vetmja dhuratë e denjë,
Në të kundërt, të kam ofenduar.
Ndoshta pasanikët, diamantë blejnë,
Poetët mbledhin yjet me duar!
... I mblodha yjet, por prap dyshoj;
Mos vallë, ti meriton më shumë!
Do të sjell hënën, që asgjë të mos ndriçoj,
Veç dhoma jote, kur ti fle gjumë.
©- Izmir Todaj.

No comments:

Post a Comment