Më ka marrë malli për vendlindje,
Për Gjallicën plot me dëborë,
Për bujari edhe mikpritje,
Për Drinin e Zi madhështorë!
Për Gjallicën plot me dëborë,
Për bujari edhe mikpritje,
Për Drinin e Zi madhështorë!
Më ka marrë malli, për ty, o Kukës,
Siç e merr malli, djalin për nënë!
Siç të merr uria e bukës,
Kur ke një vit që nuk ke ngrënë.
Siç e merr malli, djalin për nënë!
Siç të merr uria e bukës,
Kur ke një vit që nuk ke ngrënë.
Më ka marrë malli, shumë më ka marrë,
Por fjala ime nuk e shpreh dot;
Se malli për ty, e mposht çdo fjalë,
Çdo bukuri që ka kjo botë.
Por fjala ime nuk e shpreh dot;
Se malli për ty, e mposht çdo fjalë,
Çdo bukuri që ka kjo botë.
Më ka marrë malli dhe po mendoj:
-Sa kohë u bënë që jemi, "Të huaj"!
Ndonëse me poezi shpesh të kujtoj,
Unë me poezi, mallin s'mund ta shuaj.
-Sa kohë u bënë që jemi, "Të huaj"!
Ndonëse me poezi shpesh të kujtoj,
Unë me poezi, mallin s'mund ta shuaj.
©- Izmir Todaj, Tiranë 2016.
No comments:
Post a Comment