7/14/16

DO ME KUJTOSH ME MALL


Një ditë pranvera do të dalë,
Po për ty s'do ketë shkelqim.
Do më kujtosh mua me mall,
Do më kujtosh në çdo agim.
Do kujtosh një djalë të heshtur,
Një shikim të humbur, një mister.
Në atë moment një qiell i vrenjtur
Do të trokasë, si rrallë herë.
Do dynden retë, do filloj një shi,
Asgjë s'do jetë më si më parë.
Trupi yt nga i ftohti do të ngrij,
I imi do jetë tretur në varrë.
Dhe kur kohë e gjatë të kaloj
E unë s'do t'bëhem më i gjallë,
Do thuash me veten:- Ku shkoj,
Ku humbi, ku u tret ai djalë?!
Atëherë s'do të mundesh më,
Do formosh numrin tim të vjetër.
Mes lotësh do degjosh një zë:
-Ai ka shkuar në një botë tjetër!
Nga dora telefoni do të rrëshqas,
Do qash me lot', me plot trishtim.
S'do jetë më ai djali që do t'bërtas
Dhe do t'gjykojë për çdo gabim.
..Por në fillimin e Verës së nxehtë
Kur çdo gjë mbi tokë lulëzon,
Më sill një lule mbi varr të shkretë
Aty ku qyqja e vetme po këndon.
Veç të lutem, mos qaj mbi varrë!
Merre një letër, shkruaj poezi!
Dhe në vargun tënd të parë,
Mos përmend vdekje por dashuri.
Tani, lamtumirë! Lamtumirë, o dashuri!
Përtej jetës së gjallë të uron ky djalë!
Por prap, në një ditë të mbushur me shi,
Do më kujtosh, do më kujtosh mua me mall.
©- Izmir Todaj, Lushnjë 2013.

No comments:

Post a Comment