Me letra në duar mëngjesin e prita,
Dhe njëqind pyetje ia bëra vetës.
Si përshembull, deri sot, çfarë kisha?
Çfarë do t'kem deri në fund të jetës?
Dhe njëqind pyetje ia bëra vetës.
Si përshembull, deri sot, çfarë kisha?
Çfarë do t'kem deri në fund të jetës?
Ku shkuan k'to vite që hodha pas?
Si erdhi pa kuptuar ky mëngjes?!
Dhe tani, sërisht përsëritet i njejti avaz,
Në një qoshe, një kafe po e pres.
Si erdhi pa kuptuar ky mëngjes?!
Dhe tani, sërisht përsëritet i njejti avaz,
Në një qoshe, një kafe po e pres.
Po e nesërmja, si do të vij,
Në këtë vend që po frymojmë pa shpirt?
Më vjen t'bërtas:- Qeshu rini!
Po ç'të qesh rinia ku i forti t'mbyt!
Në këtë vend që po frymojmë pa shpirt?
Më vjen t'bërtas:- Qeshu rini!
Po ç'të qesh rinia ku i forti t'mbyt!
Ja bre shok, shikoji fakultetet plot.
Ku do të shkojnë krejt k'to studenta?!
Apo duhet të themi:- T'lutna, Zot,
Hap në Shqipëri më shumë Call Centra?
Ku do të shkojnë krejt k'to studenta?!
Apo duhet të themi:- T'lutna, Zot,
Hap në Shqipëri më shumë Call Centra?
Ja bre shok, shikoji të rinjtë nëpër kafene,
Si qeshin dhe kuvendojnë të gëzuar.
A nuk e kuptojnë që ka nevojë për ne ky atdhe,
Dhe atdheu s'ndihmohet me celularë në duar!
Si qeshin dhe kuvendojnë të gëzuar.
A nuk e kuptojnë që ka nevojë për ne ky atdhe,
Dhe atdheu s'ndihmohet me celularë në duar!
- Çohu të ikim, se s'ndryshojmë gjë unë edhe ti...
- Ju lutem, më sillni faturën, kamarier.
- E paguat atë pak më parë, zotëri...
- Më falni, doja një kafe turke pa sheqer!
- Ju lutem, më sillni faturën, kamarier.
- E paguat atë pak më parë, zotëri...
- Më falni, doja një kafe turke pa sheqer!
©- Izmir Todaj, Tiranë, 07 Shkurt 2016.
No comments:
Post a Comment