7/14/16

NE PRITJE TE SHIUT


Një erë e fortë me aromë vjeshte,
Trokiti në mua, këtë mbasdite Gushti.
Me lekundjet e pemëve filloi të më përqeshte;
Pse më mungonte shiu, si femijës qumështi.
E nxorri dufin, e bëri vendin, shkrumb e hi.
Të gjitha letrat i ngriti në qiell.
Asnjë kokërr rrush s'e la mbi hardhi,
Mbi tokë nuk shpëtoi asnjë gjë e mbjell'.
Dhe, me të gjitha këto, ajo s'u ngop;
Kërkonte të sundonte mbi njëriun.
Kështu që, çobanin s'e la të shkonte me lop',
Poetin s'e la të shkruante për shiun.
Krijoi një vorbull dhe u ngrit në piedestal.
...Në këtë moment m'u kujtove ti.
Mora lapsin, dhe mbi letër shkruajta disa fjalë,
Tek prisja në qetësi, që të binte shi.
Nuk e dua shiun për t'i treguar forcën erës,
Ashtu siç, nuk të dua ty sa për sy e faqe.
E dua shiun për t'i dhënë lamtumirën verës,
Siç të dua ty, për t'i mbyllur dyert çdo vajze.
A e shikon? Ti më kujtohesh në çdo ndodhi.
Në çdo fenomen që ndodhë në natyrë.
Si për shembull, tani jashtë, s'po bie shi,
E rimat, vazhdojnë ta pikturojnë të ëmblën fytyrë.
©-Izmir Todaj, Lushnje 2015

No comments:

Post a Comment