Ato lahen në gazin
tonë e në lotët e tyre.
Bëhen rojë murane
te krojet e shtera të gjirit.
Në ballin tonë për herë
u bëjnë dritë shejt gishtat.
Ditët na i prarojnë dhe rrugët
me nga një bekim më t'mirin.
Me rrëmetën e krrusur t'moteve
na ruajnë nga hijet e liga.
Një ditë shkojnë si të shkonin,
të mos vijë më vdekja.
E s'na kërkojnë asgjë,
pos një grusht dhe mbi krye.
Shkojmë. E sa herë vdes nënë,
vdes nënëmira ime.
No comments:
Post a Comment