12/6/14

Ka pesë shekuj...


Ka pesë shekuj Shqipëria,
që lëngon në fund të gropës,
ne të gjithë e mbajmë veten,
më të mënçurit e botës..


Për gjithë brezat pa pushuar,
si për bijtë dhe për etrit,
gjella më e preferuar,
veç kokat e njeri-tjetrit!


No comments:

Post a Comment