Ajo është e mocme sa dhimbja,
Ajo është e re sa krenaria!
Në shtepizen e qetë s'ka njeri,
Pervec fotografisë së dy djemve të saj:
Në nje mal me borë ranë për liri.
Njerën kembe e ka te paralizuar,
Gishtat e duarve i ka të holluar nga soda:
Ajo që në vegjëli ka larë rroba.
Megjithatë as tani nuk rri shtrire,
("s'mund te rri kurrsesi" , thote ajo.)
Në oborrin e vogël del qe pa gdhirë.
Në kopshtin e saj ka shumë trëndafila,
Të kuq e të bardhë gjer në vjeshtë.
(Midis tyre ajo ngjet si fiongo e zeze!)
Ajo con tufa ne varret e të rënëve,
U fal të rinjve të fejuar në lagjie,
U fal të gjithëve për ditë feste e dasme...
Asaj jeta nuk i dhuron lule:
Ajo tërë jetën rriti trëndafila
Për lirinë dhe njerëzit e mirë.
No comments:
Post a Comment