Prisni dhe shpresoni!
Mendojmë se fati,
tamam nuk është dukur,
ndaj presim çdo ditë,
diçka më të bukur!Diçka më të bukur,
çdo njeri e pret,
njëlloj pas dëshirës,
dhe shijes së vet!
Njeriu shpreson,
dhe s'i mendon caqet,
me ato që ka,
asnjëherë s'kënaqet!
Ndaj pret edhe pret,
seicili nga ne,
diçka më të madhe,
diçka më të re!
Edhe nëse fati,
për ne s'do t'ja dijë,
ne presim e presim,
diçka të na vijë!
Ne presim si lulja,
pret puthjen e bletës,
na bëhet kjo shpresë,
kuptim i gjithë jetës!
Për ta mbajtur gjallë,
gjithmonë njerëzimin,
Zoti i dha shpresën,
edhe ëndërrimin!
Këto dy thesare,
s'na i fali kot,
se këto askush,
nuk na i vjedh dot!
Ndaj dhe ditë pas dite,
kudo do dëgjoni,
fjalët e magjishme:
"Prisni dhe shpresoni!"
Dhe diçka e bukur,
do t'ju ndodhë patjetër,
dhe sikur të jeni,
plaku më i vjetër!
Prisni dhe shpresoni,
sa jini këtu,
ndofta fati fshehur,
po punon për ju! -
No comments:
Post a Comment