Kaq
afër jemi, por kaqë larg
Të lutem mos më prit-Na ndajnë terre rreth e qark
Dhe yll për mua s’ndrit.
Përse
ta lidhësh fatin tënd
Me një pafat si unë,
Kur di se emri im u shëmb
Me dhunë e me përdhunë?
Me një pafat si unë,
Kur di se emri im u shëmb
Me dhunë e me përdhunë?
Pra
hidhe hapin guximtar
Ndaj jetës së gëzuar.
Dhe më harro këtu, në varr,
Të vdekur pa mbuluar.
Ndaj jetës së gëzuar.
Dhe më harro këtu, në varr,
Të vdekur pa mbuluar.
Se
unë pres, përças po pres
Një udhë fort të gjatë
Dhe një të martë, në mëngjes,
Do hidhem nëpër natë.
Një udhë fort të gjatë
Dhe një të martë, në mëngjes,
Do hidhem nëpër natë.
Nëpër
një natë që s’ka mbarim
Po qetësi për jetë:
Pushim…harrim…pushim…pushim…
Në prehjen e vërtetë.
Po qetësi për jetë:
Pushim…harrim…pushim…pushim…
Në prehjen e vërtetë.
No comments:
Post a Comment