12/6/14

Luani dhe miu (fabulë)


Në këtë botë sa rrojmë 
njëri-tjetrin të ndihmojmë: 
i math, i vogël, të tëre ç'jemi, 
për njëri-tjetrin nevojë kemi 
në këtë jetë. 
Për këtë gjë të vërtetë 
dy përralla do të themi. 
Një mi kur doli nga dheu, 
ndë thonj të luanit ra; 
po luani kur e pa, 
zemër të madhe rrëfeu, 
se minë të gjall' e la. 
Po dhe miu kur shpëtoi, 
të mirën nuk' e harroi, 
me të tepër ia pagoi. 
Një luan, një egërsirë, 
pa të mirë nga një mi, 
si s'e pandente njeri: 
Në një pyll në shkretëtirë, 
i mjeri luan, 
u zu me dhokan; 
thërret, bërtet, qan me lot 
se nga dhokani s'del dot, 
q'e zuri në këmbë. 
Po miu me dhëmbë, 
ep e merr 
sa e nxjerr; 
hyn e del, 
prish një tel, 
të tërë dhokanë 
dhe shpëton luanë. 
Fuqia dhe zemërimi 
s'mbarojnë ç'mbaron durimi.

No comments:

Post a Comment