12/6/14

Bretkosa që deshi të trashej sa një kà (fabulë)


Bretkosa sa një ve, 
pa një ka sa një deve 
dhe nakari nuk' e la, 
desh të trashet sa një ka. 
Kur vu këtë gjë ndër mënd, 
vate u shtri ndë një vënd 
duke ngrën e duke pirë, 
që të fryhet sa më mirë. 
- Shihni, shihni, sa u rrita, - 
thërrit e thoshte përdita. 
- Mos u mburr' e mos u mbaj, - 
i thoshnë shoqet e saj. 
- Shihni, nukë jam sa demi? 
- Jo! - Shikoni. - Jo, të themi. 
- Pa shikoni këtë bark 
si të kaut. - Jo, je lark! - 
Bretkosa, nga marasi, 
u fry, u fry gjersa plasi. 
Shumë njerëz ndë këtë botë 
thone se janë të zotë; 
si bretkosa mendohen 
mburren e lëvdohen.


No comments:

Post a Comment