12/18/14

Ç'e do Jozefina sallën me pesë yje?!


Parlament modern
dhe mund të ndërtohet
Po vetë Jozefina
kurrë nuk moderohet

Njëmijë vjet të rrojë
në mes të Tiranës
Prapë do jetë e cekët
si ky lum'i Lanës

Mund ta drejtojë sallën
edhe mijëra herë
Po prapë, ç'nxjerr prej goje
është kulturë e mjerë

Mund ta mendojë veten
Një yll a një dive
Por kur hap kamaren
Është kaq primitive

Pandeh nga dalldia
Veten, ekselencë
Tani ka një ëndërr
Të ketë rezidencë

Thotë: Kët' Parlament
s'do ta ketë as Franca...
- Po ç'e do kur brenda
Të mbyt injoranca?

Aty ka dykëmbësha
që vetëm pëllasin
Me gjuhë halabakësh
Ndryshe s'dinë të flasin

Ç'e do Jozefina
sallën me pesë yje
Kur gjuhë si e saja
Flitet veç në pyje?

No comments:

Post a Comment