Tregojnë se një maçok
ish i fortë sa s'kish shok,kur dilte të gjatonte,asnjë mi nuk' i shpëtonte,minjt' e gjorë desh u shuan,ca të pakët që shpëtuan,në vrimë rrinë të tërënga frika se mos i zërë,maçi përgjon nat' e ditë,po s'dalin nga vrima mintë,rrinë ndënë prak.Po për këtë shkak,maçi, një mëngjes,shtiret sikur vdesdhe në një litarnga këmbët u var,as tundet, as flet,mitë, me të parë,pandejnë vërtetse, maçokn' e kanë vrarë,Në dhomë, guxojnëqasen mengadale,nga gazi këndojnëdhe kërcejnë valle,i vdekuri qeshi,(u ngjall si Lazari)dhe ra nga litari,zuri minj sa deshi,ata që shpëtuanme vrap u larguan."Tekdo që të vini,thosh maçi me vete,shpëtim nukë kinise di marifete,di të them të rreme,di të bëj llagëme."-Maçi një të diel.U lye me miell.Minjtë këtë dhunë,Nuk' e kupëtuandhe ju afruan,një nga një u zunë.Një mi plak me mënd,i ditur, i vuar,s'u qas n'atë vënd:"Të kam kupëtuar,dhe miell në kes'të bie në duarse të di kush jesot s'më gënjen dot, s'më qeshdhe thes me miell të jesh,nuk qasem, mos ki shpresë."Tha miku dhe iku.Armikut, kush s'i vë besë,shpëton nga rreziku
12/6/14
Maçoku dhe miu plak (fabulë)
Labels:
Andon Zako Çajupi
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment