Punërat e Perëndisë
Zot
i math e i vërtetë,
çdo pun' e ke bërë vetë;
bëre
qiejtë dhe denë,
bëre yjtë dhe dhenë,
bëre
diellin' me dritë,
bëre nat, e bëre ditë,
bëre
erënë dhe retë,
bëre pemëtë me fletë,
bëre
hënëzën me yje,
bëre fusha, male, pyje,
bëre
zogjtë, që këndojnë
dhe lulet që lulezojnë,
bëre
dimër' e beharë,
bëre kuaj e gomarë,
bëre
misër edhe grurë,
po më shumë bëre gurë.
Si
bëre kaqë të mira,
bëre dhe shumë egërsira:
bëre
arinë dhe derrë,
bëre... po ç'nukë ke bërë?
Bëre
botënë të tërë,
bëre dhe djallë me brirë!
Çdo
pun' e ke bërë mirë,
po një gjë bëre pa mënde
dhe
prishe punën tënde:
Kur
bëre derr' dhe arinë,
Ç'deshe që bëre Turqinë?
Se
të mos qenkej kjo farë,
bota do të vinte mbarë,
dhe
do të lulëzonte,
Shqipëria do t'gëzonte.
No comments:
Post a Comment