- Kaluan vitet-gjer këtu ne erdhëm,
- ditët e tyre pas na lanë hijen,
- u tretën porsi loti që ne derdhëm,
- për ata që ikën e s'u kthyen.
- Dhjetë shekuj më parë të rroja unë,
- do thoshja prapë se s'qe momenti i duhur,
- se koha fryn si erë e si furtunë,
- se koha që të gjitha i bën pluhur.
- Dhjetë shekuj të tjerë kur të shkojnë,
- nip-stërnipërit që do jenë në jetë,
- njëlloj si unë botën do mallkojnë,
- si Zeusi do derdhin rrufetë..
No comments:
Post a Comment