u
zhduk matanë largësive,
mbi kreshtat e flakëve,
nëpër shi…
mbi kreshtat e flakëve,
nëpër shi…
Matanë
largësive u zhduk e përflakur Çamëria
dhe
të gjitha rrugët tona shpien në veri.
Ulërin
era e Mesdheut mbi trojet e lashta epirote,
mbi
të shtrenjtat troje tona stërgjyshore.
Në
kullotat e braktisura kullosin rrufetë.
Ullishtet
e pavjelura gjëmojnë si dallgë nëpër bregore.
Dhe
kudo toka çame,
mbuluar
nga retë,
rënkon
e mbytur në gjak e lot,
e
mbetur shkretë,
pa
zot.
Na
e tregojnë drejtimin plumbat, që vërshëllejnë në errësirë.
Na
e ndriçojnë rrugët flakët, që gjithë tokën kanë përpirë
Pas
shpinave tona përplas tufani dyert e shkallmuara të shtëpive
dhe
rrugët zgjaten e zgjaten si veri.
Ne,
popull muhazhir, ecim nëpër shi…
Lamtumirë,
Çamëri!
No comments:
Post a Comment