Jam sulltan, mbret i vërtetë,shok të tjerë s'kam në jetë;gjakëtor e zemërderr,nga frika më bëjnë nder!Dola nga fund' i Azisësi rrebesh' i perëndisë:Vrava, preva e shkretova,botën me gjak e mbulova!')Kur zotova Anadollë,erdha mora dhe Stambollë,njerëzit i shkova në thikë,dhe, kush mbeti, rron me frikë!...Jam i keq si egërsirë,të urtët janë të mirë,dua të quhem i marrë,po puna të vejë barë.Thera grekër e bullgarë,thera ermenët e mjerë,thera sa munda të tjerë!Egërsirë si ariu,me fytyrë si njeriu,me dërgoi perëndia,që të vuaj' njerëzia!Evropa që më shikon,të më bëjë gjë s'guxon,se ka mejtime të tjera...Prisha, vrava, preva, hera!Bëra.. po ç'nukë kam bërë?Prisha botënë të tërë!Mysliman' e të krishterëKam dërguar n'atë jetë,me tepër se ç'vdiqnë vetë!Jam i zoti, rroj me pallë,s'dua të shoh njerëz të gjallë!Nat' e ditë gjak kërkoj,pa pirë gjak s'munt të rroj!Dhe tani q'u bëshë plak,nukë munt të fryhem gjak!Ata që kam nënë zgjedhë,të mundijë tok t'i mbledhë,me dorë time t'i vrasë,të pijë gjakn' e rajasë!Pse s'u bë nga perëndiame një kokë njerëzia,që ta presë menjëherë,të mos mbeteshin të tjerë!Të mbetej dheu i shkretë,se doje të rroje vete:me egërsira të rrojë,pa frikë të mbretëroje,se më duan e i dua,jemi një gjak e një sua!S'lash njeri pa të keq!Gra e burra, djem e pleq,dridhenë kur më kujtojnë:mëmatë më mallëkojnë,më mallëkojnë të vetëedhe qajnë dit' e natë!Qajnë! Po kush nukë qa?Qajnë burra, qajnë gra,qajnë maletë për pyje,qajnë fushatë për lule!...Kudo shkela u tha bari,ç'la pushka e dogji zjarri!...Egërsirë si ariu,hëngra dhe mish njeriu!Si kam dashur kam punuar,pse nukë jam i gëzuar?I lig jam, të liga dua,nga kush më vjen frikë mua?Nukë di se ç'kam i ziu,nga frika gjaku më ngriu...Me punëra që kam bërë,më duken armiq të tërë,mysliman' e të krishterë;sa dhe trimat shqipëtarëzun' e më punojnë varre!Humba Morën' e Vllahinë,Bullgarinë me Serbinë.Bosnjenë me Mal' e Zi,Gjiritnë me Thesali.Keshë kombn' e Shqipërisë,direk i gjithë Turqisë;pse s'më priti sa të vdesëpa të më dil i pabesë!Me Shqipëri të lëftonem,kam frikë mos turpëronem;kam frikë nga Skënderbeumos dalë prapë nga dheu!...Se ç'mendoj, a ç'jam i marri!S'më bën dot gjë shqipëtaridhe sa të jem vet' i gjallë,nga zgjedha s'ka për të dalë.Pas meje në këtë jetë,guri mbi gurë mos mbetë!
12/6/14
Sulltani
Labels:
Andon Zako Çajupi
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment