12/4/14

Përballë stuhishë



I heshtur nga pesha e kohës
Me plagë të hapur s'lëngon
Jetë mizore, e pa strehë e nder
Ecën mbi zjarr e akull për ne.

I dalë nga lufta dhjetëvjeçare
Me plagë të rënda triumfues,
Sfidoi pushtetin serbomadh,
Misionin për liri e përmbushë.

Ilir i moçëm është ky vigan,
Nëpër trojet e vjetra solli lirinë,
Në ballë stuhishë ai fitimtar,
I madhërishëm në Ballkan.

Të ndjenë shekulli si shpëtimtar,
Të bëmat historia t'i rrëfen,
Pararojës i popujve të robërisë,
Urtësia ta shfaqë shpirtmadhësinë.

Sakrifica nga katër lufta të përjetuara,
J'u shpërblehet me harresë e mjerim,
Nga qielli e toka dëgjohet i fuqishëm një zë,
Simbolin e lirisë në mëshirë të fatit mos e lini.

I pa mposhtur para stuhive të jetës,
Nuk u nënshtrohet ligjeve përfituese,
Heroizmat le t'i jehojnë ndër shekuj,
Heroit Mensur Kasumi.

Një grusht dhé fort e shtrëngoi,
E ndjeu tokën si merr frymë e lirë,
Këtë e kishte ideal të hershëm të rinisë,
Që populli të bëjë jetë të lirë.

No comments:

Post a Comment