Baba Tomori
Baba-Tomor,
kish' e Shqipërisë,
mal i lartë, fron i perëndisë,
tek
ti vinin njerëzit që moti
për të msuar se ç'urdhëron
zoti...
Tek të lutem dhe u duk' e qarë
të msoj
q'thot dhe për shqipëtarë.
Kanë qenë trima të
lëvduar
dhe në luftë s'janë turpëruar,
qenë
trima dhé mëmëdhetarë,
besa, feja s'i kishnë dhe
ndarë,
Shkonin jetën me pushkë në dorë,
Donin
shqipen, s'qenë tradhëtorë,
lulëzonte gjithë
Shqipëria,
s'e s'kish shkelur si sot robëria,
gra
e burra donin Shqipërinë,
djem e çupa këndonin
Lirinë.
Sot qysh gjendet komb' i Shqipërisë!
I
përmbysur nga zgjedh' e Turqisë,
shqipëtarët, si dhe
bagëtia,
zbathur, zhveshur vdesën nga uria!
Shqipëtarët?
Sot s'ka shqipëtarë,
turku, greku na kanë
përndarë!
Prifti, hoxha, kisha dhe xhamia,
Na
gënjejnë... U prish Shqipëria...
Mal i lartë, me krye në
diell,
fron i zotit q'është mbret në qiell,
Baba
Tomorr, o mal' i uruar,
ç'kanë ngjarë, gjithë ç'kanë
shkuar,
i di vetë, s'duhet të t'i themi;
C'do të
ngjajnë, të lutem rrëfemi,
Sot e tutje, ç'thotë
perëndia?
Do të heqë shumë Shqipëria?
çfaj ka
bërë, ç'gjynahe paguan?
Nga Turqia të tërë
shpëtuan:
Greku, serbi, vllahu, bullgari,
nënë
zgjedhë mbeti shqipëtari
çthotë zoti për kombinë
tonë,
do ta lerë penë sulltan qenë?
Na
shkretoi, na preu, na griu,
na ç'nderoi dhe gjaknë na
piu,
na mundoi, shpirtin na nxori!!
Fshiu lotët
dhe më tha Tomori:
0
shqipëtarët e gjorë,
Ndëgjoni Baba-Tomorë:
Kombi
tuaj s'vete mbarë
se besët u kanë ndarë.
Besa
e bashkon njérinë:
Ju pse e ndani perëndinë?
Si
ungjilli dhe kurani:
nukë na dihetë fundi;
me
qiejtë mos u mbani
se nukë mbahen gjikundi.
Të
krishter' e myslimanë
gjithë një perëndi kanë;
ini
një gjak, mor të ngerë,
se ndë një vend kini lerë.
Ini
gjithë shqipëtarë,
s'ini grekër a tartarë,
hiqni
dorë nga rreziku,
shihi se ç'punon armiku
i
pabesi dhe i ligu.
Mblidhuni
të bëni benë,
të kujtoni Skënderbenë,
të
duani Memëdhenë,
të mos e lini të shkretë...
Ngrihi
ta shpëtoni vetë,
se u ndin zot' i vërtetë,
mos
e peshoni Turqinë,
mos e besoni Morenë
të duani
perëndinë;
të duani Memëdhenë
Erdhi dita të
lëftojmë
për lirin' e Shqipërisë;
ja të
vdesim, ja të rrojmë
si burrat' e trimërisë.
No comments:
Post a Comment