Besa - Besë
Gjithë
vendetë gëzojnë,
ti, Shqipëri, pse pushon?
Gjithë
njerëzit këndojnë,
ti, shqiptar, pse rënkon?
Gjithë
duanë lirinë
dhe pa të njeriu s'rron;
ti,
shqipëtar, Shqipërinë
në zgjedhë si e duron?
Zgjohuni,
o shqipëtarë,
erdhi dita për liri!
Zini luftë
me barbarë,
përpiqi për Shqipëri!
Të
krishter' e myslimanë,
të tërë një sua kemi;
gegë,
toskë, dibranë,
gjithë shqipëtarë jemi.
Mblidhuni
te bëjmë benë,
të gjithë dorë për dorë:
Të
duamë mëmëdhenë,
edhe malet me dëborë.
Që
ditën që u shkeli
robëria dhe gjer sot
nukë bën
më bar Dhëmbeli
dhe Tomori qan me lot.
Male
me krye në qieli,
si duroni robërinë?
Ju që
shihni drit' e diell,
pse s'ndrini dhe Shqipërinë?
Ku
janë vaftet e parë,
që kini dhënë yrnek?
Ku
jini, o shqipëtarë,
pse s'dëgjohet një dyfek?
Apo
humbi trimëria,
apo s'doni mëmëdhenë?
A u shua
Shqipëria,
që ka pjellë Skënderbenë?
Pse
rrini lidhur me lak?
Pse s'shpëtoni vënd' tuaj?
apo
s'u mbeti më gjak,
se e derdhtë për të huaj?
Mirri
pushkëtë në duar
edhe bëni besa-besë:
Shqipëria
do shpëtuar,
kokë turku të mos mbesë!
No comments:
Post a Comment